Nigeri, 63 persona të vdekur nga kolera javën e fundit

31/08/2021 09:19

Në Nigeri të Afrikës Perëndimore brenda javës së fundit 63 persona kanë humbur jetën nga epidemia e kolerës.

Sipas të dhënave javore të publikuara nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve e Nigerisë (NCDC), 63 persona vdiqën javën e fundit në vend nga epidemia e kolerës.

Teksa epidemia përhapet në provincat tjera, 3.098 persona u diagnostikuan me kolerë gjatë kësaj kohe.

Në të gjithë vendin që nga janari 58.698 persona janë diagnostikuar me kolerë dhe gati 2.000 persona tjerë humbën jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA