Një mësues në Kabul nuk ka mundur të largohet nga Afganistani. BBC News ka folur me një mësues, i cili ka punuar si përkthyes për forcat britanike dhe ndërkombëtare, por nuk ka mundur të largohet.
Mësuesi, i identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur për të mbrojtur jetën e tij, tha se nuk kishte fjetur siç duhet për 15 ditë.
“Unë fle 10 minuta, pastaj zgjohem. Fle 15 minuta, pastaj zgjohem. Jam duke përjetuar një gjendje shumë të keqe psikologjike. Po ndiej frikë të jashtëzakonshme dhe gjendja po përkeqësohet”, tha ai.
Ish përkthyesi tha se frika e tij më e madhe qëndronte në faktin se ishte në shënjestër për përfshirjen e tij me forcat e huaja.
“Kur talebanët të shpallin qeverinë e tyre, unë jam i sigurt se ata do të na vrasin. Forcat ndërkombëtare na lanë në gjendjen më të keqe. Kam punuar për forcat angleze. Ata më kanë borxh dhe duhet të më largojnë nga këtu. Kam punuar për ta. Kam punuar për vendin e tyre”, deklaroi mësuesi.
Top Channel