Matadori brazilian shkelet për vdekje nga demi, në aksidentin horror gjatë turneut të Kalifornisë (fotot)

31/08/2021 17:14

Zbutësi i demave Amadeu Campos Silva, 22 vjeç ka vdekur nga plagët që pësoi gjatë një “aksidenti tragjik e të tmerrshëm” pasi u shkel nga demi gjatë turneu të zbutjes së demave duke i drejtuar ata në kurriz në Kaliforni.

Campos Silva u rrëzua nga kurrizi i demit të tij pas vetëm 5 sekonda rezistencë, 3 sekonda më pak nga minimumi i regjistruar për të shënuar pikaverash, por pësoi plagë të rënda në gjoks kur rrjedhimisht u shkel nga demi që po drejtonte.

Braziliani u transportua në spitalin rajonal, por u shpall i vdekur nga plagët, tha një përfaqësues i konkursit profesionist të drejtimit të demave.

“Kur ai ra nga demi, grepi i çizmes mbeti i bllokuar dhe e ktheu me kokëposhtë, tamam nën këmbën e pasme të demit”, tha përfaqësuesi i eventit Cody Lambert.

“Ishte një aksident i tmerrshëm, tragjik.”

“Nuk ishte një akt agresioni, ishte vetëm një ngjarje tragjike. Demi lëvizte me motivet e tij të zakonshme, por Amadeu u tërhoq poshtë tij duke u shkelur”.

Campos Silva bëhet drejtuesi i 21-të i demave që humbet jetën në këtë kompeticion prej vitit 1989, dhe vjen vetëm pas Mason Lowe i cili ndërroi jetë në rrethana të ngjashme në 2019.

Por shifrat e vërteta të tragjedive mund të jenë më të mëdha pasi drejtuesit amatorë demave nuk përfshihen në statistika.

FOTO GALERI
1/4
Amadeu Campos Silva, 22 vjeç ka vdekur nga plagët që pësoi gjatë një "aksidenti tragjik e të tmerrshëm” pasi u shkel nga demi gjatë turneu të zbutjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA