Kina u ka ndaluar fëmijëve nën moshën 18 vjeç të luajnë lojëra online gjatë ditëve të javës. Ata do lejohen të luajnë vetëm tre orë në fundjavë. Ky hap shënon një përshkallëzim të konsiderueshëm të kufizimeve në industrinë masive të lojërave në vend.
Duke filluar nga kjo javë, të miturve do t’u lejohet vetëm një orë lojë mes orës 20:00 dhe 21:00 të Premten, të shtunën, të dielën, si dhe në ditët kur ka festa publike. Lajmin e bëri të ditur mbikëqyrësi i mediave kineze, që u postua nga agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua të hënën.
Lëvizja përfaqëson një shtrëngim të madh të kufizimeve të mëparshme të vendosura nga agjencia në vitin 2019, e cila kishte kufizuar lojën në 90 minuta gjatë ditëve të javës dhe tre orë në fundjavë për fëmijët. Autoritetet thanë se kufizimet u vendosën për të parandaluar që të rinjtë të bëhen të varur nga lojërat video.
NPPA vuri në dukje këtë javë se rregullat po linçoheshin “në fillim të vitit të ri shkollor, duke vendosur kërkesa specifike për parandalimin e varësisë nga lojërat online dhe mbrojtjen e rritjes së shëndetshme të të miturve.”
Top Channel