‘Gurorja naziste e vdekjes’ ku forcat e Hitlerit masakruan gra e fëmijë, zbulohet në Rusi (fotot)

31/08/2021 15:19

Prova të vrazhda sesi ushtria naziste masakronte gra e fëmijë, kanë dalë së fundmi nga një varrezë masive në një gurore në Rusi.

Më shumë se 3,000 njerëz besohet se janë ekzekutuar në varrezën masive të genocidit në  impjantin e Salsk, por zbuluesit u tronditën veçanërisht nga numri i madh i vajzave e djemve të vegjël.

Mbetjet makabre po zhvarrosen pas deklasifikimit të dokumenteve të KGB, që datojnë prej epokës sovjetike, shkruan Daily Mail.

Gërmime të këtij lloji po kryhen në disa vendndodhje në Rusi por kjo vendndodhje pranë Rostov ishte më e rënda për nga barbaria e vrasjeve.

“Këtu nazistët kanë vrarë rreth 3,500 civilë në vitet 1942-43. Kishte shumë fëmijë mes tyre. Nuk ka gjë më të tmerrshme në luftë sesa të shohësh të vdesin fëmijët”, tha një vullnetar i skuadrës së kërkimeve Mius-Front.

“Për shumicën e tyre vdekja erdhi me një goditje në kokë me çizme ose qytë arme. Nuk kishim parë më parë diçka të tillë”.

Mes 60 mbetjeve njerëzore të cilave u është kryer analiza e ADN-së, 16 ishin gra dhe 19 fëmijë.

Grupi i drejtuar nga Andrey Kudryakov dëgjohet në video duke thënë: “Kjo është këpucë fëmije. Është kafkë shumë e vogël. Kjo pranë tij është ndoshta e ëma. Një katër ose pesë vjeçar me nënën e tij, në një pikë ekzekutimi. E tmerrshme”.

Gërmimet janë psikologjikisht të rënda, por Kudriakov thotë: “Kjo nuk është një punë e zakonshme arkeologjie, është rivendosje e drejtësisë historike. Ne e shohim sa fëmijë kanë vdekur këtu, qëllimi është të sjellim në vëmendje tmerrin dhe të kërkojmë një verdikt për krimet naziste, pa statute kufizimesh kohore”.

Ai shton: “Duheshin shumë municione për të vrarë mijëra njerëz, prandaj për të kursyer plumbat ata i vranë me goditje të qytave, duke i goditur me çizmet apo duke i therrur me bajoneta”.

Kërkimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
4/6
Mes 60 mbetjeve njerëzore të cilave u është kryer analiza e ADN-së, 16 ishin gra dhe 19 fëmijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA