Festivali “Adriatik”/ Projekt i përbashkët Itali-Shqipëri-Mal i Zi

31/08/2021 12:15

Festivali “Adriatik” çel sezonin e ri artistik në Teatrin Metropol. Ky festival organizohet në kuadër të një projekti të përbashkët mes Italisë – Shqipërisë dhe Malit të Zi që ka në qendër memorien kolektive të komuniteteve pranë detit Adriatik.

“Riparimi” shfaqje e përbashkët Itali- Shqipëri- Mal i Zi, me regji nga Cesar Brie, do të shfaqet më 16 shtator në Teatrin e Metropolit.

“Festivali Adriatik do të hapet në datën gjashtë shtator tek Amfiteatri i Liqenit dhe do të fillojë me festën e Ansambit Tirana që titullohet “Në Konak” dhe pastaj vazhdon me produksione të tjera që janë teatrore. Duam që ta mbyllim këtë festival po përsëri me një koncert të Ansamblit në Sheshin e ish Kombinatit të Tekstileve në Tiranë”.

Ndërsa në dy javët e fundit te shtatorit rikthehet shfaqja “ Pikaso dhe Ajnshtajn ne një bar ne Paris” dhe një premierë e re çel siparin në tetor.

“Është një premierë tjetër që ne mezi e presim, “Oh ato dite te lumtura” Një monodramë ku interpreton Yllka Mujo dhe është me regji të Arben Kumbaros”.

Top Channel