Do transportonte me ‘Range Rover’ 10 emigrantë, i riu ‘kapet mat’ nga policia

31/08/2021 10:47

Policia e Elbasanit ka vënë nën pranga 29-vjeçarin Shpëtim Memolla, pasi u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme emigrantë të paligjshëm.

Shpëtim Memolla, banues në Peqin, është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, duke transportuar me një mjet tip “Range Rover”, 10 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 50 euro për person, si dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan mjeti tip “Range Rover”, një aparat celular dhe një sasi parash.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel