LIVE/ Vezë e domate drejt efektivëve, policia përgjigjet me gaz lotsjellës, disa të shoqëruar. Përplasje edhe në seancë, shkak marrëveshja për kredi 302 mln dollarë nga SHBA Atentati që iu bë Edison Begës në derën e shtëpisë në fundin e muajit Maj, në Kaninë të Vlorës është zbardhur pas 3 muajsh.
Policia ka rënë në gjurmët e autorit të cilin e ka shpallur në kërkim. Ai është identifikuar si Mitri Prifti, 36 vjec, për të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Mbrëmjen e 29 majit, rreth orës 23:25, një person i kamufluar me rroba policie priti Edisonin, i cili ka qenë duke hapur portën e banesës së tij dhe në makinë ka qenë me dy fëmijët.
Sapo doli nga makina, 36-vjecari i maskuar erdhi nga rruga kryesore duke iu drejtuar makinës dhe qëlloi me 4 plumba duke plagosur Edison Begajn. Në një distancë shumë të afërt, ai e qëlloi me armë fillimisht në bark, Begaj filloi të sprapsej dhe disa nga plumbat e kapën në pjesën e këmbëve. Ai u shtri përtokë, ndërsa fëmijët u frikësuan nga gjithçka panë.
Nuk dihet ende shkaku i plagosjes së Begajt por pista kryesore mbetet trafiku i drogës, për të cilin është dënuar më parë.
Edison Begaj rezulton të jetë piketuar nga OFL në maj të 2020-ës për të treguar burimin e pasurisë së tij, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.
Top Channel