​Forumi Alpbach 2021, Lajçak bisedon me Kurtin dhe Zaev

31/08/2021 01:56

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka diskutuar sot me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Në një postim në Twitter, diplomati sllovak ka thënë se takimi virtual ishte pjesë e Forumit Evropian të këtij viti Alpbach.

“Këtë mëngjes, unë diskutova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor, si pjesë e Forumit Evropian të këtij viti Alpbach. Ne të gjithë u pajtuam se nuk ka alternativë për një proces të sinqertë dhe të mirëfilltë të zgjerimit për rajonin”, shkruan Lajçak.

Ndryshe, kryeministri Kurti ka mbajtur një fjalim virtual në Forumin Evropian Alpbach 2021, në Austri, ku ishte i ftuar të merrte pjesë fizikisht, por që e anuloi pjesëmarrjen shkaku i gjendjes së rënduar me COVID19.

Ai tha se pamundësia për t’i hequr kufizimet e vizave për Kosovën dhe për t’i hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, po shfaq gjithashtu nevojën për të reformuar jo vetëm politikën e zgjerimit, por edhe sistemin e vendimmarrjes së BE-së.

Kurti tha se BE-ja duhet t’i qartësojë pesë gjëra në raport me Ballkanin Perëndimor: ta krijojë një momentum të ri për reformat dhe ta bëjë zgjerimin më të drejtë dhe më të ndershëm, ta rrisë financimin, të marrë përgjegjësi për kontinentin tonë, të rrisë sinkronizimin midis Brukselit dhe Uashingtonit dhe ta përmbyllë ombrellën e sigurisë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA