
Shkurtimi i vendeve të punës, Musk: Kam marrë kërcënime me vdekje!
27/02 14:31
Ida, një nga stuhitë më të fuqishme që ka goditur ndonjëherë shtetin Luiziana, mori përmasat e një stuhie të kategorisë 4, me erëra që arrinin 240 km/orë.
Një person humbi jetën pas rrëzimit të një peme mbi shtëpinë e tij.
Kompania energjetike Entergy tha se qyteti me 400,000 banorë është pa energji elektrike, për shkak të “dëmtimit katastrofik të transmetimit”.
Guvernatori i Luizianës, John Bel Edwards, tha se Ida mund të jetë uragani më i keq që godet shtetin që nga vitet 1850, por shtoi se autoritetet janë mirë të përgatitura.
Në vitin 2005, Nju Orllins është shkatërruar nga uragani Katrina, i cili ka lënë të vdekur mbi 1,800 njerëz.
Top Channel