Të dielën në Britani mbërritën ushtarakët e fundit nga Afganistani, ndërkohë me një avion Charter mbërriten edhe 170 qen dhe mace rrugësh për të cilat kishte ngritur një strehimore në qytetin Noëzad, ish-marinsi mbretërore Pet Farthing, i cili kishte shërbyer si ushtarak në Afganistan në vitin 2006.
Ishte këmbëngulja e këtij të fundit që sipas ministrave britanik kishte shmangur vëmendjen nga përpjekjet për avakuimin e ushtarakëve britanik dhe qytetarëve afganë, si përkthyes apo punonjës të sigurisë që kishin shërbyer dhe ndihmuar britanikët gjatë 20 viteve në Afganistan.
Ministri i Mbrojtjes, Ben Walace ka qenë kundër prioritetit të evakuimit nga Kabuli të kafshëve përpara njerëzve, por në media ka pasur akuza se kryeministri Johnson i ndikuar nga gruaja e tij, e cila njihet për dashurinë e saj për qentë se ka ndikuar në një ndryshim të qëndrimit zyrtar për evakuimin.
Në botën e sotme dhe në shumë vende gjithnjë e më të begata ekziston një ndarje në radhët e popullsisë mes atyre që janë të dashuruar pas kafshëve dhe mirëqenies së tyre, aq sa i trajtojnë ato sikur të jenë njerëz dhe familjar të tyre, madje edhe vajtojnë e mbajnë zi për humbjen e tyre apo edhe lënë pasuritë e tyre trashëgimi pas vdekjes shoqatave të kujdesit për këto kafshë.
Saga e avakuimit të 170 qenëve dhe maceve nga Afganistani dhe prioriteti i dhënë avakuimit të tyre nga aeroporti i Kabulit drejt Londrës përpara mijëra afganëve të rrezikuar, familjeve dhe fëmijëve të tyre, ka ndarë thellë opinionin publik në Britani, ku disa janë të shokuar dhe turfullojnë për shkak të mungesës së ndjeshmërise njerëzore ndaj qenieve njerëzore, ndërsa të tjerëve, ky iu duket një gjest i pranueshëm dhe i nevojshëm ndaj kafshëve.
Në këtë rast 170 maceve dhe qenëve të rrugës për të cilët kujdesej ish-marinsi britanik, që kishte shërbyer në Afgansitan ne 2006-en, i cili ndodhet edhe nën sulmin e ushtarakeve të tjerë po britanik që kanë shërbyer në atë vend duke lëne pas shumë nga ata që u kanë mundësuar shërbimin ushtrak në një fushebetejë dhe u kanë shpëtuar jetën, por që kanë mbetur pas në Afganistan nën mëshirën e Talebanëve, pas tërheqjes ushtarake dhe civile të amerikaneve dhe aleatëve.
Top Channel