“S’mbyllim sytë para mizorive”, Turqia përgatit dronin “vrasës” Bayraktar Akinci Ucav!

30/08/2021 11:51

Turqia nuk mund të injorojë mizoritë që ndodhin nëpër botë tha president i saj, rexhep Tajip Erdogan duke iu referuar situatës së zymtë në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane, që i hapi rrugën marrjes së administratës nga militantët talebanë.

“Teknologjia duhet të sjellë paqe, jo luftë. Nëse nënat në Afganistan janë të detyruara t`i hedhin fëmijët e tyre trupave të huaja nga telat me gjemba, si mundet ndërgjegjja jonë të qëndrojë në heshtje?”, shtoi kreu i shtetit turk.

Komentet e tij vijnë në mesin e skenave kaotike nga aeroporti i Kabulit, i sulmuar të enjten nga një atentator vetëvrasës që shkaktoi me dhjetëra viktima. Pavarësisht rrezikut për jetën megjithatë, afganë të dëshpëruar vazhdojnë të rrethojnë aeroportin Hamid Karzai me shpresën të largohen nga vendi, në një kohë kur afatit për tërheqjen e trupave amerikane po i vjen fundi.

Në mesin e kësaj situate, Turqia që nuk e ka përjashtuar mundësinë për të operuar në aeroportin e Kabulit, kreu fluturimin e parë zyrtar të dronit më të fundit ushtarak të saj, Bayraktar Akinci UCAV. Erdogan tha se “me mjetin ajror sulmues pa pilotAkıncı TİHA, Turqia është një nga 3 vendet më të përparuara të botës në këtë teknologji”.

Akıncı konsiderohet një nga dronët më të zhvilluar të botës në klasën e tij, në inventarin e Forcave të Armatosura turke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA