
Pylli kënetor i Lanzun në jug të shtetit afrikan, Benin, është një nga të vetmit e mbetur në vend dhe mban brenda florë dhe faunë pa parelelë në botë.
Por ekologët thonë se biodiversiteti unik është nën kërcënim nga gjuetia ilegale, bujqësia dhe shfrytëzimi gjithnjë e në rritje.
3,000 hektarët e pyjeve mbi lumin Haln, janë streha e 241 specieve të bimëve dhe 160 specieve të kafshëve të rralla.
Në majë të një peme gjigante shihet zogu sqep-këpucë, i cili ushqehet me insekte e fruta.
Këta zogj ndjekin majmunët gjatë lëvizjeve të tyre, pasi kjo bën që të dalin insektet dhe që zogjtë t’i kapin më lehtë, thotë fotografi e studiuesi francez Vincent Romera.
Me kamerat e tij automatike, Romera fotografon e numëron kafshët, por shton se ato janë gjithnjë e më të frikësuara nga njeriu.
Top Channel