Përplasen tre kandidatët në Gjermani, sherr në debatin televiziv!

30/08/2021 13:39

Për herë të parë në një debat televiziv në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e Bundestagut në Gjermani morën pjesë tre kandidatë; Annalena Baarbock e Të Gjelbërve, Armin Laschet i CDU dhe Olaf Scholz i SPD.

Vetëm pesë minuta nga nisja e debatit dhe filluan përplasjet, kur erdhi një pyetje për Afganistanin. Mirësjellja e minutave të para mori fund, thotë DW. Laschet kundër Scholz, Scholzi kundër Laschet, Baerbock kundër Laschet e Scholz, kundër të dy partive që qeverisin aktualisht, CDU dhe SPD. Zhvillimet në Afganistan janë një “katastrofë” për perëndimin, por edhe për qeverinë gjermane, theksoi Laschet.

Që të tre shohin nevojën e përmirësimit të armatimit tek Bundesëehri. Laschet tematizon dronet e armatosura dhe akuzon SPD për bllokadë në këtë drejtim. Baerbock bën fjalë për shmangje të përgjegjësisë nga qeveria gjermane. Në debat kjo mbeti tema kryesore e politikës së jashtme. Vetëm në fund kur vjen fjala për partinë e Majta, nëse është e aftë për koalicion qeverisës, Baerbock dhe Scholz prekin temën e politikës së jashtme me përgjigje të paqarta.

Katër javë kanë mbetur deri tek e diela e zgjedhjeve parlamentare më 26 shtator. Debati televiziv i tre kandidatëve në televizionet ntv dhe RTL jep sinjalin e fillimit të fazës finale të fushatës zgjedhore. Në sondazhe, Olaf Scholz është politikani më i preferuar për të qenë kancelar, Laschet më pak i preferuari. Baerbock duket se ka më pak shanse për t’u zgjedhur në postin e kancelares.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA