18/11 22:44
Algjeria njoftoi se zgjedhjet lokale do të mbahen më 27 nëntor, një vit më herët nga sa ishte planifikuar fillimisht.
“Presidenti i Republikës, Abdelmadjid Tebboune, nënshkroi të shtunën, 28 gusht të vitit 2021, dekretin presidencial që thërret elektoratin për zgjedhjet e parakohshme të këshillave bashkiakë dhe krahinorë, të planifikuar për të shtunën më 27 nëntor të vitit 2021”, thuhet në një njoftim të publikuar nga presidenca.
Dekreti presidencial po ashtu parashikon rishikimin e listave zgjedhore gjatë periudhës nga 5-15 shtator, thuhet më tej në njoftim.
Top Channel