Laguna përrallore Mar Menor lëshon tonelata peshq të ngordhur

30/08/2021 21:37

Pesë ton peshk e gjallesa më të vogla ujore kanë dalë në brigjet e lagunës spanjolle Mar Menor. Vendi ka qenë më parë një parajsë e biodiversitetit, por sipas studiuesve është duke u shuar ngadalë prej ndotjes bujqësore dhe fertilizuesve.

Ujërat e saj të kripura kanë nxjerrë miliona peshk të ngordhur në plazhet me rërë, që tërheqin turistë të shumtë në juglindje të vendit.

Zyrtarët kanë ndaluar tashmë përdorimin e fertilizuesve në rajon dhe kanë mbyllur tetë plazhe prej erës së rëndë të gjallesave të ngordhura.

Ekologët kishin paralajmëruar prej vitesh se bota e gjallë e lagunës po mbytej prej produkteve të nitratit të bujqësisë, që shkaktojnë vërshim të algave.

Shumimi i algave shkakton vdekjen e gjallesave me zbrazjen e oksigjenit nga uji, në procesin e njohur si eutrofikim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA