Disa familje të brejtësve gjigantë vendas ‘kapibara’ kanë pushtuar komunitetin e veçuar Nordelta, një nga zonat private më të pasura në Argjentinë.
Nordelta është komuniteti më ekskluziv argjentinas me shtëpi të mëdha për të pasurit dhe panorama liqenesh e burimesh në veri të kryeqytetit Buenos Aires.
Por aktivistët e mjedisit kontestojnë ekzistencën e komunitetit, pasi është ndërtuar mbi ujërat e Paraná, lumi i dytë më i rëndësishëm i Amerikës Jugore pas Amazonës.
Tashmë edhe natyra duket se po i reziston rezidentëve të pasur të Nordelta, pasi kapibarat kanë shkatërruar shumë nga lëndinat e kuruara dhe kanë shkaktuar aksidente rrugore.
“Jashtëqitjet e tyre gjithashtu po bëhen problem”, tha një nga vendasit, duke u ankuar se zyrtarët e botës së egër i kishin ndaluar atyre t’i preknin ose lëndonin kafshët.
Top Channel