Mëngjesin e ditës së sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe dy avionë të tjerë me qytetarë afganë, mes tyre edhe fëmijë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, duke theksuar se pak më parë pa mbërritur edhe avioni i pestë nga Afganistani.

Avioni i parë mëngjesin e sotëm zbriti në orën 3:50 dhe u prit nga zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino. Ai mbante 154 pasagjerë në bord, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.

Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani, me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë. 182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 nr e qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë deri tani.

FOTO GALERI
5/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA