26/11 13:51
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në të gjithë botën ka tejkaluar shifrën 4.5 milionë.
Sipas “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 4.501.270 viktima.
Shifra më e madhe e vdekjeve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 653.405 viktima.
Pas saj radhiten Brazili me 578.396 viktima nga COVID-19, India me 437.403, Meksika 257.150, Peruja 198.115, Rusia 180.840.
Renditja vijon me Britaninë e Madhe me 132.243, Indonezia 131.372, Italia 129.002, Kolumbia 124.648, Franca 114.083, Argjentina 111.270 dhe Irani me 105.287 viktima.
Top Channel