Fotot/ Range Rover-i përfshihet nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë

29/08/2021 14:45

Një makinë tip Range Rover është përfshirë nga flakët në autostradën Durrës-Tiranë. Sikurse shihet edhe nga pamjet makina ka marrë flakë në pjesën e përparme të saj.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Top Channel u interesua në polici në lidhje me ngjarjen dhe paraprakisht dyshohet se makina është përfshirë nga flakët nga shkaqe teknike.

Pamjet u dërguan në redaksi nga qytetarët që u ndodhën në vendin e ngjarjes, ndërsa sikurse shihet edhe nga pamjet ngjarja krijoi edhe trafik.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel