“Studentë dhe përgjithësisht gra të shoqërisë civile”, ministrja Xhaçka jep detaje rreth afganëve që mbërritën sot

28/08/2021 04:28

Pas zbritjes së avionit të tretë me 59 qytetarë afganë ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka dhënë disa detaje rreth afganëve që erdhën së fundmi në vendin tonë.

Xhaçka tha se shumica janë gra të cilat kanë qenë shumë të zëshme në Afganistan për të drejtat e grave dhe që tani u rrezikohet jeta prej talibanëve.

“Një pjesë e madhe janë pjesë e shoqërisë civile, përgjithësisht gra që kanë qenë shumë të zëshme për të drejtat e grave në Afganistan dhe janë një kategori që janë shumë të rrezikuar nga talibanët sot. Nuk ka qenë e lehtë që t’i sillnim deri këtu. Kanë kaluar vërtet ditë të vështira” – tha Xhaçka.

Ministrja tregoi gjithashtu se më këtë grup dhe me grupin prej 95 personash kanë ardhur edhe studentë.

“Një pjesë e madhe janë edhe studentë, veçanërisht te ky grup, por kemi pasur disa studentë edhe te grupi i mëparshëm prej 95 personave. Është vërtetë një lehtësim i madh që kemi mundur t’i sjellim. Tani do t’i çojmë atje ku po i akomodojmë dhe atje do të kenë të gjitha shërbimet nga ato shëndetësore, do bëjnë gjithë procedimin ligjor përmes policisë dhe për çdo nevojë tjetër që do të kenë. I kemi marrë masat për çdo gjë”- theksoi ministrja.

FOTO GALERI
3/24

Top Channel