Vrau në mënyrë makabre prindërit e tij, del për herë të parë para gjyqit djali i regjisorit të famshëm të Hollywood-it 17/12 22:10
Ka shkuar mbi 255 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 në Meksikë. Me këto shifra Meksika renditet e dyta pas Brazilit si vendi më i prekur nga pandemia.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, me vdekjen e 986 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend ka arritur në 255.452, ndërsa me 21.250 raste të reja numri i rasteve ka shkuar në 3.271.128.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në vend ka arritur në 2.607.633.
Për shkak të rritjes me shpejtësi të rasteve në javët e fundit në Meksikë normat e kapaciteteve të kujdesit intensiv në disa rajone arritën në 90 për qind.
Top Channel