Shkencëtarët zbulojnë ishullin më verior të botës mbi Groenlandë, pas shkrirjes së akujve (fotot)

28/08/2021 16:55

Shkencëtarët kanë zbuluar një ishull 30 metra të gjerë pranë brigjeve të Groenlandës, për të cilin thotë se është pika më veriore tokësore e botës, i dalë në dritë pas shkrirjes së akujve.

“Nuk ishte qëllimi ynë të zbulonim një ishull të ri,” thotë eksploratori Morten Rasch drejtues i qendrës Arktike kërkimore në Groenlandë. “Ne ishim aty vetëm për të mbledhur mostra.”

Shkencëtarët fillimisht besuan se kishin arritur në Oodaaq, ishulli i zbuluar nga një grup danez në 1978. Vetëm më vonë kur kontrolluan vendndodhjen e saktë, ata kuptuan se po vizitonin një tjetër ishull rreth 780 metra në veriperëndim.

“Të gjithë ishim të lumtur që arritëm në atë që besonim se ishte ishulli Oodaaq,” tha sipërmarrësja zvicerjane Christiane Leister, financuese e ekspeditës.

“Ishte pak si eksploratorët në të kaluarën, që besonin se kishin arritur në një vend të caktuar por në fakt ishin në një vend krejt tjetër”.

Ishulli i vogël, vetëm 30 metra i gjerë me lartësi maksimale prej 3 metra, përbëhet prej baltës së detit, dhe nga morena – siç quhet ndryshe toka e përzierë prej dheu e shkëmbi që lënë prapa akullnajat gjatë lëvizjes.

Grupi thanë se do të kërkojnë që të quhet “Qeqertaq Avannarleq”, që do të thotë “ishulli më verior” në gjuhën e Groenlandës.

Disa ekspedita amerikane në rajon kanë kërkuar dekadat e fundit për ishullin më verior të botës. Në 2007, veterani i Arktikut, Dennis Schmitt zbuloi një ishull të ngjashëm pranë tij.

Studiuesit thanë se megjithse ishulli është ekspozuar nga shkrirja e akujve, shfaqja e tij nuk është një pasojë e ndryshimeve klimatike.

Por shpresat për zgjerime territoriale në Arktik varen nga fakti nëse një ishull i zbuluar mund të qëndrojë gjatë gjithë kohës mbi ujë.

“Ky duket se i plotëson kriteret,”tha Forsberg, edhe pse shtoi se ishujt e vegjël duken e zhduken me kalimin e kohës.

FOTO GALERI
3/4
Grupi thanë se do të kërkojnë që të quhet “Qeqertaq Avannarleq”, që do të thotë “ishulli më verior” në gjuhën e Groenlandës.

Top Channel