Pamjet nga aksidenti tragjik në Lezhë/ Humbi kontrollin dhe u përplas me murin rrethues të banesës, vdes shoferi

28/08/2021 17:50

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhë- Milot, ku drejtuesi 38-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime 27 vjeçari, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet.

Top Channel ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku duket se shoferi është përplasur me murin rrethues të një banese dhe makina është shkatërruar thuajse plotësisht. Banorë të zonës kanë mbërritur pranë vendit ku ndodhi aksidenti për të parë se çfarë ka ndodhur.

Ndërkohë mbetet e paqartë arsyeja përse shoferi humbi kontrollin e mjetit dhe shkaktoi përplasjen tragjike.

“Në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati , Lezhë, mjeti me drejtues shtetasin P.Gj., 38 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë shtetasi N.Gj., 27 vjeç, i cili ndodhej pasagjer në këtë mjet”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA