“Mirëmëngjes pa u gdhirë nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 afganë”, Rama publikon pamjet nga pritja e afganëve

28/08/2021 03:36

Kryeministri Edi Rama ishte prezent në Rinas kur mbërriti avioni i tretë me 59 afganë. Në profilin e tij në Facebook, Rama ka publikuar pamjet nga pritja e 59 afganëve të cilët mbërritën në vendin tonë pas mesnatës.

Gjithashtu për të pritur qytetarët afganë bashkë me kryeministrin ishin edhe ministrja Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Rama në videon e publikuar shkruan: Mirëmëngjes pa u gdhirë nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë.

FOTO GALERI
3/27

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA