Rreth orës 01:15 ka mbërritur në Rinas edhe avioni i tretë me qytetarët afganë. Top Channel ka mësuar se me avionin e tretë kanë ardhur 59 pasagjerë.

Për të pritur afganët që do të strehohen përkohësisht në vendin tonë, ishin kryeministri Edi Rama, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim. Edhe ky grup afganësh zbritën në aeroportin e Rinasit nga një avion civil.

Deri më tani në vendin tonë kanë ardhur 275 qytetarë afganë në total. Dje në orën 03:20 me avionin e parë zbritën në tokën shqiptare 121 afganë, ndërsa rreth orës 23:30 zbriti avioni i dytë me 95 afganë dhe sot rreth orës 01:15 zbriti avioni i tretë me 59 qytetarë afganë. Sipas raportimeve të bëra deri tani 13 prej afganëve të mbërritur janë foshnja.

Video ku tregon momentin mbërritjes së 59 afganëve në vendin tonë:

Pas mbërritjes së afganëve reagoi edhe kryeministri Edi Rama. Ai në një postim në facebook shkruan se deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.

Lexoni edhe: Mirëmëngjes pa u gdhirë nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 afganë”, Rama publikon pamjet nga pritja e afganëve

Ndërkohë në një prononcim të shkurtër, ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka dha detaje rreth afganëve që mbërritën sot në Shqipëri. Ajo tha se shumica janë studentë dhe gra të zëshme të shoqërisë civile në Afganistan të cilave u rrezikohet jeta nga talibanët.

Lexoni edhe: “Studentë dhe përgjithësisht gra të shoqërisë civile”, ministrja Xhaçka jep detaje rreth afganëve që mbërritën sot

Shqipëria do të strehojë përkohësisht rreth 4000 afganë, të cilët do të qëndrojnë në vendin tonë deri në momentin që të pajisen me dokumentacionin e nevojshëm për të lëvizur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FOTO GALERI
3/26

Top Channel