Kundërpërgjigjet SHBA! Sulmi me dron i merr jetën organizatorit të ISIS

28/08/2021 08:28

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një sulm me dron kundër një organizatori të Shtetit Islamik në Afganistanin lindor.

Ngjarja vjen si kundërpërgjigje pas sulmit terrorist jashtë aeroportit të Kabulit, ku mbetën të vrarë 13 ushtarë amerikanë dhe rreth 90 civilë afganë.

Anëtari i dyshuar i grupit IS-K ështe shënjestruar në Provincën Nangahar, raporton BBC.
“Informacionet paraprake tregojnë se ne e kemi vrarë objektivin. Me sa dimë, nuk ka viktima civile”, tha ushtria amerikane përmes një deklarate.

Presidenti Joe Biden u zotua të enjten se Washingtoni do të ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për sulmin terrorist dhe tha se kishte udhëzuar Pentagonin të hartonte plane për të goditur autorët. “Nuk do ta lemë me kaq”, tha Biden.

Amerikanët duhet të shmangin udhëtimet në aeroportin e Kabulit për shkak të kërcënimeve të sigurisë dhe ata në portat e Abby, East and North duhet të largohen menjëherë, njoftoi ambasada amerikane, përmes një deklarate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA