‘Kultura kaotike e showbiz’/ Pekini gjobit me $46 milionë aktoren milionere kineze, për evazion fiskal (fotot)

28/08/2021 16:08

Një nga aktoret më të njohura në Kinë është goditur me një gjobë prej 46 milionë dollarësh nga autoritetet e Pekinit, te cilet kanë urdhëruar producentët të mos punësojnë më atë.

Pekini duket se ka vendosur të vërë nën fre atë që njihet si “kultura kaotike e fansave” dhe ekseset e figurave të famshme, pas një serie skandalesh muajt e fundit që kanë përfshirë disa  emra të njohur të showbiz-it vendas.

Autoritetet taksore në Shanghai kanë gjobitur dje Zheng Shuang 299 milion juan ($46 milionë) për evazion fiskal dhe të ardhura të padeklaruar në vitet 2019 e 2020 gjatë xhirimeve të serialit të saj kryesor.

30 vjeçarja Zheng është emër i njohur në Kinë që prej serialit të 2009 ‘Shi meteorësh’, dhe një seri filmash e serialesh pas tij.

Rregullatori kinez i transmetimeve ka refuzuar publikimin e prodhimeve të Zheng dhe ka urdhëruar producentët të mos e punësojnë.

Zhvillimi vjen pasi mediat shtetërore kanë nisur një fushatë për ndryshime në kulturën e showbiz-it në Kinë.

Kritikat i drejtohen mangësive morale të artistëve, shkeljeve ligjore, kultivimit të idhujve rinorë dhe sjelljeve kaotike për fansave që po krijojnë zhurmë në shoqëri, sipas rrjeteve shtetërore vendase.

Dje edhe rezultatet e kërkimit në internet për Zheng, ishin censuruar nga rrjetet kryesore kineze të videove me pagesë.

Autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime për fushatën.

Përvec aktrimit, Zheng është një biznesmene, regjizore dhe këngëtare, çka ka ndihmuar që ajo të kthehej në një milionere, nga më të pasurat në historinë e Kinës.

FOTO GALERI
3/3
Pekini duket se ka vendosur të vërë nën fre atë që njihet si “kultura kaotike e fansave” dhe ekseset e figurave të famshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA