Në Kabul kanë shpërthyer protestat pasi që prej marrjes së pushtetit nga talebanët qëndrojnë të mbyllura banka, institucionet qeveritare, zyra të gjendjes civile, shkolla dhe universitete.
Protestuesit bllokuan rrugët në shfaqjen më të fundit të zemërimit. Abdullah Jan është një ish-nëpunës që prej dhjetë ditësh pret në radhë për të tërhequr paratë e tij
“Kam dhjetë ditë që pres për rrogën. Jam punonjës shteti. Kam dhe një pacient në shtëpi. Kemi hallet tona. Si unë ka shumë këtu. Bankat u rihapën të mërkurën e më pas u mbyllën përsëri“, thotë Jan .
Të qëndrosh në Afganistan është e vështirë, por edhe më e mundimshme është ikja. Që prej datës 14 gusht 109,000 njerëz janë evakuuar nga Afganistani. Në 31 gusht është afati i fundit ndaj me reduktimin e kohës shtohet dhe presioni. Vetëm brenda në aeroport presin rreth 5 mijë afganë për tu larguar.
Top Channel