Europa League/ Gerard Moreno nderohet me çmimin më i miri i sezonit

28/08/2021 00:32

Në shortin e hedhur në Stamboll për grupet e Europa League u vlerësuan edhe më të mirët e sezonit të kaluar, me spanjollët e Villarealit që arritën të mposhtin Manchester United pas goditjes së penalltive duke fituar për herë të parë trofeun e Europa League.

Një nga më të mirët në ecurinë fantastike që pati Villareali në këtë kompeticion ka qenë Gerard Moreno i cili u vlerësua nga UEFA edhe si lojtari më i mirë i sezonit 2020-2021 të Europa League.

Top Channel