Darka mes dy qeverive të PS/ Rama mbledh deputetët e rinj dhe deputetët që ikin

28/08/2021 01:11

Edi Rama nuk di të ndalet në ambicien që PS të thyej rekorde të reja politike. Me deputetët e legjislaturës së shkuar dhe ata të rinj i pari socialistëve u përshkroi dy objektivat e radhës.

Edhe në këtë takim Edi Rama e mbajti sekret skuadrën e tij të re qeverisëse por zbuloi vetëm emrin e kreut të grupit të ri parlamentar dhe të ministrit për marrëdhëniet me parlamentin.

Deputetëve të rinj u kërkoi të shmangin retorikën e përplasjes politike me opozitën në parlament.

Pa ia përmendur emrin, Sali Berishën e etiketoi si një dhëmballë të prishur brenda PD-s. Nuk mungoi në këtë mbledhje edhe një koment për Kosovën.

Top Channel