Vritet ish-polici, emigrant në Angli/ U qëllua në pritë ndërsa udhëtonte me gruan në Malësinë e Madhe

27/08/2021 15:33

Sokol Çelaj, 58 vjeç, emigrant në Angli mbeti viktimë e një atentati me armë zjarri i ndodhur mbrëmjen e së enjtes, pranë shtëpisë së tij në fshatin Reç të Malësisë së Madhe.

Ai po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në mjetin e tij, kur në rrugë, në një zonë të pandriçuar, persona të paidentifikuar i kanë zënë pritë, duke e qëlluar me breshëri. Makina ka dalë nga rruga teksa bashkëshortja e cila ka shpëtuar për mrekulli, ka njoftuar policinë dhe ndihmën e shpejtë. Çelaj është transportuar për në spitalin e Shkodrës, por ka ndërruar jetë si pasoje e plagëve të marra.

Prej pak ditësh, viktima ishte kthyer nga Anglia ku jetonte prej vitesh. Sokol Çelaj, më herët ka qenë pjesë e policisë së shtetit ku në vitin 1989 ka vrarë me armen e shërbimit një shtetas. Asokohe është arrestuar dhe dënuar me burg, por pas përfundimit të dënimit, është larguar për në Angli.

Top Channel