Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu ka vizituar 121 afganët që mbërritën sot në vendin tonë duke i pyetur se si ndihen dhe duke shpërndarë dhurata për fëmijët.

Gjatë bisedës me një afgane, ajo shprehu mirënjohjen për mikpritjen në Shqipëri duke rrëfyer se si i duket largimi nga Afganistani. Për ta sot është fillimi një jete të re ndërsa mendjen e kanë tek ata që lanë pas në atdheun e tyre nën kontrollin e Talebanëve.

“Me shumë vështirësi, por ia dolëm. Duam t’ju falenderojmë për mikpritjen, për afganët në përgjithësi dhe grupin tonë në veçanti. E di që nuk është e lehtë të strehosh kaq shumë njerëz në një kohë të papritur, por kolegët tuaj kanë bërë një punë të mrekullueshme këtu. Përpiqemi të bëjmë më të mirë. Kemi qenë në këtë pozitë, e dimë çfarë është.

Nuk ka qenë e lehtë për të qenë të ndershëm, ende duket joreale, duket si një makth. Por realiteti është ky që është. Duket si të vish nga ferri në parajsë”, tha ajo.

Paraditen e sotme, kryeministri Rama publikoi pamjet e para të mbërritjes së 121 afganëve në vendin tonë duke u thënë “mirëserdhët në tokën ku ligji i të parëve thotë se shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut”.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA