Ra në pus kur po e pastronte, momenti kur zjarrfikësit rrezikojnë jetën për të nxjerrë viktimën
27/08/2021 15:14
Trupi i një 65-vjeçari t pajetë, i cili kishte rënë në një pus të ngushtë, u nxorr sot nga zjarrfikësit e Kamzës, gjatë një operacioni të vështirë.
Ekipi zjarrfikës sfidoi gazrat në thellësi të tokës dhe diametrin e ngushtë të pusit.
Me pajisjet e duhura, ata hynë brenda dhe mundën të nxjerrin trupin e viktimës.
Sipas policisë, shtetasi me iniciale Q.M., ra në pus, si pasojë e mosrespektimit të rregullave në punë.
Njoftimi i policisë:
Q. M., pasi në Bathore, në rrugën “Rozafa”, si pasojë e mosrrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, gjatë pastrimit të pusit në banesën e tij, ka rënë brenda tij dhe ka humbur jetën punëtori shtetasi Q.
Top Channel