Po lëvizte me automjetin e tij, qëllohet në rrethana të paqarta 1 shtetas në Reç të Malësisë së Madhe

27/08/2021 00:32

Një shtetas është qëlluar me armë zjarri në në fshatin Reç, Malësi e Madhe. Policia bën me dije se shtetasi me iniciale S. Ç. është qëlluar në rrethana ende të paqarta teksa lëvizte me automjetin e tij.

Mësohet se shtetasi është dërguar në në spitalin e Shkodrës por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Top Channel