Mirëmbajtja e kabinave, nesër stakohet energjia elektrike në këto zona të Tiranës

27/08/2021 17:27

OSHEE njofton se ditën e nesërme do të stakohet energjia elektrike në disa zona të Tiranës për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave.

Stakimi i energjisë do të bëhet nga ora 09;00-14:00 dhe 14:00-19:00, pjesërisht tek Rruga ‘Sami Frashëri” , Bërxullë, Lagjia “Mucaj” deri tek dogana e Tiranës.

“Në kuadër të zbatimit të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, nesër 28 gusht gjatë intervalit kohor 09;00-14:00 dhe 14:00-19:00 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

Pjesërisht Rruga ‘Sami Frashëri” ,  Bërxullë, Lagjia “Mucaj” der te dogana e Tiranës”, thuhet në njoftim.

Top Channel