Kultivonte drogë në shtëpi/ Ferdinand Llanaj, personazh i njohur në botën e krimit, para 4 vitesh i shpëtoi për mrekulli atentatit në Vlorë

27/08/2021 10:48

Ferdinand Llanaj, i cili u arrestua sot, gjatë një operacioni anti drogë nga RENEA, është personazh i njohur për policinë në Vlorë.

Gjatë kontrollit në territorin e banesës dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjetën rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël në formë boçesh.

Llanaj është person i njohur për policinë e Vlorës. Më 1 tetor të vitit 2017, në rrugën transballkanike, Ferdinand Llanaj i njohur me pseudonimin “Robi”, u qëllua me breshëri plumbash, teksa po udhëtonte me makinë së bashku me mikun e tij, Dritan Begaj dhe një të mitur. Ai i shpëtoi atentatit, duke mbetur i plagosur.

Zanafilla e këtyre konflikteve të përgjakshme daton më shumë se 20 vite më parë, në vitin 1998, kur anëtarë të familjeve Llanaj dhe Petraj u përfshinë në një konflikt për motive të dobëta, e ku mbeti i vrarë kunati i Baftjar Llanajt, e pak më vonë u plagos edhe një anëtar i fisit Petraj.
Pesë vite më vonë, në vitin 2003, vritet një nga vëllezërit e fisit Petraj. Hakmarrjet e nisura do të vijonin në qershor të vitit 2011, kur në vendin e quajtur “Bishti i Malit” ekzekutohet me armë automatike 62-vjeçari Baftjar Llanaj.
Për këtë ngjarje u arrestuan Ardian Azizi dhe Fatmir Petraj. Pas kësaj ngjarjeje, fisi i Llanajve filloi të forcohej duke krijuar bandën e tyre, e filluan të lëviznin me mjete të blinduara dhe të shoqëruar nga persona të armatosur.
Kalvari i hakmarrjeve do të shënonte ngjarjen e radhës të përgjakshme, në prillit të vitit 2019 në lagjen “Çole” të Vlorës, ku u ekzekutuan 3 të rinj brenda një lokali. Për këtë krim u dënua me 35 vite burg Aleksandër Llanaj, vëllai i Ferdinand Llanajt. Babi i tyre, Baftjar Llanaj, mbeti i vrarë në një atentat të vitit 2011.

Top Channel