Një 27-vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Has.

Sipas njoftimit të bërë nga policia dyshohet se i riu me inicialet S.H., ka kanosur me sëpatë prindërit e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e tyre, në Krumë të Hasit, ndërsa nuk dihen ende detaje të tjerë rreth ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel