Foto/ Minstria e Jashtme publikon pamjet, ja si u pritën 121 afganët e parë

27/08/2021 06:00

Mbërritën në Shqipëri 121 afganët e parë të cilët u pritën në Rinas nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhakçka.

Ministria e Punëve të Jashtme ka publikuar disa pamjet nga pritja që autoritetet shqiptare u bënë 121 qytetarëve afganë. Pas zbritjes në tokën shqiptare ato kryen procedurat respektive ligjore të të dhënave personale.

Ky grup afganësh do të strehohen në Durrës. Ministria e e Punëve të Jashtme bën me dije se ministrja Xhaçka ende në aeroportin e Rinasit, deri në largimin e grupit të fundit të qytetarëve afganë, të cilët po kryejnë procedurat respektive ligjore të të dhënave individuale.

Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme:

Ministrja Xhaçka ende në aeroportin e Rinasit, deri në largimin e grupit të fundit të qytetarëve afganë, të cilët po kryejnë procedurat respektive ligjore të të dhënave individuale. Avioni i parë nga Kabuli mbërriti sot në pistën ushtarake të aeroportit të Rinasit, në orën 3.20 am. Ministrja Xhaçka ende në aeroportin e Rinasit, deri në largimin e grupit të fundit të qytetarëve afganë, të cilët po kryejnë procedurat respektive ligjore të të dhënave individuale. Avioni i parë nga Kabuli mbërriti sot në pistën ushtarake të aeroportit të Rinasit, në orën 3.20 am.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel