Foto dhe video/ Në gatishmëri për pritjen e 121 afganëve të parë, shikoni çfarë po ndodh në Rinas

27/08/2021 02:32

Për pak pritet të mbërrijë avioni i parë me afganë. Ushtria është vënë në gatishmëri për pritjen e tyre.

Gjithashtu janë vendosur edhe tenda për të bërë kontrollin shëndetësor të tyre dhe matjen e temperaturës për të parë mos ka të infektuar me Covid-19 në mesin e tyre.

Top Channel ka mësuar se me këtë avion po vijnë 121 afganë dhe shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Gjithashtu mësohet se ata kanë punuar për organizatën Shoqëria e Hapur pjesë e rrjetit të organizatave ngritur nga George Soros. Gjatë këtyre 20 viteve ata kanë kontribuar në ndërtimin e demokracisë në Afganistan dhe konsiderohen nga talebanët si armiq të doktrinës së tyre ekstremiste islame, e si te tillë konsiderohen të rrezikuar.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel