Foto dhe video/ 121 afganët do të strehohen në Durrës, pamjet kur nisen nga Rinasi drejt qytetit bregdetar

27/08/2021 05:44

Mbërrritën në Shqipëri 121 afganët e parë të cilët u pritën në Rinas nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Ashtu siç është raportuar edhe më herët nga Top Channel, ky grup afganësh do të strehohen në Durrës. Gazetari Muhamed Veliu ka siguruar pamjet ku 2 autobusët e parë nisen nga Rinasi për Durrës.

Më herët është raportuar se një pjesë e afganëve që kanë ardhur sot kanë punuar për Fondacionin Shoqëria e Hapur, ndërkohë një pjesë tjetër janë aktore e anëtarë të Shoqërisë Civile bashkë me familjet e tyre. Gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se në mesin e 121 afganëve janë edhe 11 foshnja.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel