Kanë mbërritur në Rinas 121 afganët e parë. Top Channel ka mësuar se ata kanë ardhur me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore në gatishmëri.

Nga kjo video e siguruar prej gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, shikohet të zbresin nga shkallët e avionit shumë fëmijë gra dhe disa të moshuar. Ata janë pjesë e Fondacionit Shoqëria e Hapur, nga shoqëria civile dhe disa aktorë.

Fillimisht ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim ajo e cila u ngjit në avion për t’i uruar mirëseardhjen në vendin tonë.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel