Eksploziv në makinë, pronari i mjetit rezulton Elton Debreshi, ish-kandidati i pavarur për deputet në Dibër

27/08/2021 08:59
Elton Debreshi

Top Channel ka mësuar detaje të reja në lidhje me shpërthimin e eksplozivit në pjesën e përparme të një automjeti në Bulqizë.

Mësohet se automjeti është në pronësi të Elton Debreshit, i cili kandidoi për kandidat të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërkaq, kujtojmë se Elton Debreshi është edhe kryetari i sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që policia ka shoqëruar disa persona që dyshohet të kenë dijeni në lidhje me ngjarjen.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetin e shtetasit E.D.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Dibër po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, dhe kapjen e autorëve.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA