Një sasi eksplozivi ka shpërthyer në automjetin e Elton Debreshit gjatë natës në Bulqisë. Ngjarja ka ndodhu rreth orës 1:00 të mëngjesit në fshatin Dushat.

Top Channel ka mësuar se një sasi e vogël e lëndës plasës është vendosur në pjesën e përparme të automjetit. Fatmirësisht Debreshi nuk u lëndua, por pati vetëm dëme materiale të makinës. Gjatë orëve të para të mëngjesit uniformat blu kanë shoqëruar disa persona të cilët mendohet se janë përgjegjës apo kanë dijeni për këtë ngjarje.

Ndërkohë automjeti i Debreshit është marrë nga policia dhe është dërguar në komisariatin e Bulqizës për t’ju nënshtruar një ekspertize të ndaluar. Elton Debreshi është edhe kryetari i sindikatës së Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës.

Ndërsa në zgjedhjet e 25 prillit ai kandidoi si kandidat i pavarur për Qarkun e Dibrës. Votat e grumbulluara nuk i siguruan një vend në Kuvend Elton Debreshit, por ai vazhdon të mbrojë të drejtat e minatorëve duke u bërë më i zëshmi për problemet e tyre.

Top Channel