Atentati në Rec të Malësisë së Madhe/ Viktima sapo ishte kthyer nga Anglia, i dënuar më parë për vrasje (Pamje nga vendngjarja)

27/08/2021 09:58

Personi që shihni në foto mbeti viktimë e një atentati të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Rec të Malësisë së Madhe.

Viktima, Sokol Çelaj

Sokol Çelaj kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Anglia ku edhe jetonte prej kohësh.

Para se të ndodhte tragjedia Çelaj ishte duke udhëtuar së bashku me bashkëshorten e tij drejt banesës së tyre në Reç, ndërsa që persona të paidentifikuar i zunë pritë dhe nisin të qëllojnë drejt tij.

Sokol Çelaj është transportuar menjëherë drejt spitalit të Shkodrës por nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkaq, policia ka ngirur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Çelaj nuk është emri i panjohur për policinë, pasi në vitin 1989 ai vrau me armën e shërbimit të policisë një shtetas, për të cilin u dënua me burg. Pasi kreu dënimin e caktuar Celaj u largua drejt Anglisë.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA