5 të vdekur në aksident/ Humbën jetën shoferi, dy pensionistë e dy turistë ukrainas

27/08/2021 01:29

Pesë persona humbën jetën kur furgoni me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet dhe përfundoi disa metra poshtë rrugës.

Viktimat, shoferi, dy pensionistë dhe dy turistë ukrainas po udhëtonin me furgonin e linjës Sarandë-Tiranë kur u përplasën nga një mjet që drejtohej nga një vajzë.

Furgoni u përplas nga një mjet tip “Land Rover” ku ishin duke udhëtuar 4 vajza. Ato janë transportuar në spital ku janë duke marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel