Ka mbërritur në Rinas avioni i dytë me afganët që do të strehohen në vendin tonë.

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se në këtë avion ishin 95 afganë, ku 2 ishin foshnje.

Afganët u pritën nga ministrja e Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim. Ky është fluturimi i parë që pritej sot. Në Rinas ndodhen struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore.

Sot në orën 03:20, mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 qytetarë afganë, mes të cilëve 11 foshnja që janë strehuar në Durrës. 121 afganët e parë erdhën me avion civil nga Tbilisi. Në Rinas u pritën nga ministrja Olta Xhaçka dhe Ambasadorja Yuri Kim, po ashtu edhe nga struktura të ushtrisë dhe ekipe shëndetësore të cilat ishin në gatishmëri.

Vendi ynë do të strehojë përkohësisht 4000 afganë deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA