Roma siguron kalimin në grupet e Conference League. Pas triumfit 1-2 në Turqi, verdhekuqtë mposhtën Trabzonsporin me rezultatin e pastër 3-0 mbrëmjen e sotme në “Olimpico” dhe prenë biletën për në fazën e grupeve të kompeticionit më të ri të UEFA-s.

Të ndihmuar edhe nga mbështetja e tifozëve, djemtë e Jose Mourinhos zhbllokuan sfidën me anë të mesfushorit Brian Cristante, ndërsa në pjesën e dytë shënuan edhe dy gola të tjerê me anë të Nicolo Zaniolos dhe Stefan El Sharawiit.

Siguroi kualifikimin vetëm pas gjuajtjes së penalltive edhe Baseli i Xhakës, që vuajti jo pak në transfertën suedeze ndaj Hammarbyt, ndërsa në grupe kaloi edhe skuadra nga Gjibraltari, Lion Red Imp, që bëri një arritje historike.

Top Channel