Pak orë para tragjedisë me pesë viktima, të rejat me “Land Rover” pozuan hipur mbi fuoristradë

26/08/2021 21:55

Është publikuar fotoja e 22-vjeçares, Rexhina Çelhaka, drejtuesja e mjetit ‘Land Rover’ që u përfshi në aksidentin tragjik në Qafë Muzinë, me pasojë vdekjen e pesë personave.

Çelhaka shfaqet së bashku me dy shtetaset e tjera italiane që udhëtonin me të gjatë momentit kur ndodhi aksidenti.

Njëra prej këtyre dy të fundit ka postuar në rrjete sociale foton, ku shihen tre vajzat mbi mjetin “Land Rover”.

Fotoja e tre të rejave është publikuar 22 orë para se të ndodhte aksidenti tragjik.

FOTO GALERI
1/16

Top Channel