Modelja erotike mbetet me shenja në fytyrë pas sulmit nga leopardi gjatë sesionit fotografik (fotot)

26/08/2021 15:14

Një modele ka mbetur me shenja të përhershme në fytyrë pasi u sulmua nga një leopard gjatë një sesioni fotosh në Gjermani.

36 vjeçarja Jessica Leidolph, e cila punon gjithashtu si aktiviste e mbrojtjes së kafshëve, u dërgua me urgjencë në spital pas incidentit të së martës në impjantin e qytetit Nebra në lindje të Gjermanisë.

Rezervati përdoret si një strehë për kafshët e moshuara të cirkut, ku jeton dhe leopardi 16-vjeçar Troja, e cili e sulmoi gruan.

Mediat lokale thonin se Jessica hyri në ndarjen e leopardëve në ‘Seniorenresidenz fur Showtiere’ – që do të thotë ‘streha e kafshëve të moshuara të shfaqjes’ – kur Troja papritur e sulmoi.

Policia gjermane tashmë po heton sulmin e leopardit duke marrë në pyetje pronaren e tij  48-vjeçare Birgit Stache, e dyshuar për neglizhencë ndaj lëndimit trupor.

Zyrtarët po kontrollonin gjithashtu nëse kafshët po mbahen në kushtet e përshtatshme sipas regullatorëve të fushës.

E zonja e kafshëve dhe e leopardit të sulmit, ka punuar prej 20 vitesh si stërvitëse kafshësh për cirkun dhe parqet zbavitëse.

Jessica u dërgua në spital me gjakderdhje dhe kreu menjëherë operacion për plagët. Më vonë ajo tha për të përditshmen Bild: “Ai më kafshonte vazhdimisht në kokë, në vesh në vesh e në faqe”.

Vajza shtonte se më pas kishte humbur ndjenjat dhe ishte zgjuar në helikopter kur po dërgohej në spital.

Një zëdhënës i bashkisë së Burgenlandkreis tha se për mbajtjen e leopardëve nuk kërkohet leje e veçantë në shtëpitë e kafshëve.

FOTO GALERI
4/6
Jessica u dërgua në spital me gjakderdhje dhe kreu menjëherë operacion për plagët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA